Flash News

KRYESORE

Foto/ Hapni sytë mirë kur të kaloni nga aksi Tiranë-Elbasan, mund të ketë të papritura

Ndërsa udhëtoni përgjatë aksit Tiranë –Elbasan, rruga e vjetër duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, pasi surpriza jo fort të këndshme mund t’ju dalin përpara.

Siç duket edhe nga kjo foto, ë afërsi të Mushqetasë ekzistojnë disa gropa të thella në asfalt, të cilat nuk shmangen nga drejtuesit e mjeteve mund të shndërrohen edhe në burime aksidentesh me pasoja të rënda.

Gropa të tilla janë të shumta përgjatë këtij segmenti rrugor, i harruar prej vitesh nga pushteti qendror dhe ai vendor.

Gracka mbi asfaltin e dëmtuar i gjen shpesh herë shoferët të papërgatitur, duke vënë në rrezik jetët e tyre dhe të udhëtarëve të tjerë.

Thellësia e kësaj grope arrin deri në 15 cm, ndërsa kjo situatë vijon prej disa vitesh.

Të fundit