Flash News

KRYESORE

Foto/ Homazhet për Ulqinakun bëjnë bashkë Metën dhe Dakon, ç’po diskutojnë pranë njëri-tjetrit

Presidenti Ilir Meta ishte sot në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të rezistencës ndaj pushtimit italian, te busti i Mujo Ulqinakut në Durrës.

Ndërsa janë zhvilluar homazhet, është vënë re nga mediat se si presidenti Meta dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako janë parë për disa momente pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë me zë të ulët.

Nuk dihet se për çfarë diskutojnë mes tyre, por kujtojmë se Dako ka qenë në qendër të kritikave të opozitës si politikan për lidhjet me organizatat kriminale të Avdylajve dhe shitblerjen e votave. Nga ana tjetër, Meta apeloi nga Durrësi që palët të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjidhjen për të dalë nga kriza politike.

Të fundit