Flash News

KRYESORE

Foto/I lodhur dhe i mërzitur, Zidane fotografohet teksa bën “shopping” me gruan

Trajneri Zinedin Zidane, i cili u largua vetëm para pak muajsh nga drejtimi i Realit të Madridit, është fotografuar së fundmi teksa po bënte pazar me gruan e tij.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga mediat e huaja, francezi shfaqet i ulur në një kolltuk duke mbajtur në prehër një rrobë dhe çantën e gruas së tij.

Nga shprehitë e fytyrës Zizu duket i mërzitur dhe i lodhur, ashtu si shumica e burrave kur dalin të bëjnë pazar me gratë, të cilat e kanë zakon të provojnë shumë rroba dhe të marrin mendimin e të tjerëve për zgjedhjet që bëjnë.

Zidane, i cili ka deklaruar se shpejt do të rikthehet në drejtimin e një skuadre herë herë kap telefonin për të humbur mendjen dhe duket se po kalon disa çaste stresuese.

 

 

Të fundit