Flash News

KRYESORE

Foto/ I qeshur dhe i rrethuar me policë, Klement Balili niset drejt Krimeve të Rënda

I qeshur dhe i rrethuar nga forca të shumta policie është nisur nga ambientet e paraburgimit të Policisë së Tiranës drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda. Fotot janë publikuar nga LSA, ndërsa shoqërohet nga efektivë të shumtë.

Në shortin elektronik të hedhur një ditë më parë u caktua gjyqtarja Miliana Muça paraprakisht, për të kryer edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.

Balili akuzohet 4 vepra penale:

‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal ‘Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal’

‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’

‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Të fundit