Flash News

KRYESORE

Foto/ I qeshur dhe në fund të Kuvendit, si e votoi shkarkimin e tij Fatmir Xhafaj; Ngjashmëria me Saimir Tahirin

Mazhoranca ka miratuar sot me 75 vota dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Me një unanimitet votash, mazhoranca e shkarkoi atë sot zyrtarisht nga posti i ministrit, ndërsa ra në sy se pjesë e këtij procesi votimi ishte edhe vetë Fatmir Xhafaj.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga 'panorama', Xhafaj është ulur në karrigen në fund të parlamentit dhe ka votuar i qeshur shkarkimin e tij.

Kujtojmë, se një vit më parë, në të njëjtën situatë ishte edhe paraardhësi i tij, Saimir Tahiri, i cili ishte ulur në të njëjtën karrige ku u ul sot Fatmir Xhafaj, seancën kur u votua për shkarkimin e tij si ministër, pas akuzave se është i dyshuar në implikimin e tij në grupin kriminal të Habilajve.

Të fundit