Flash News

KRYESORE

Foto/ I iku "nga duart" policisë, ky është i riu që u arratis nga komisariati

Një 20-vjeçar i arrestuar ka shfrytëzuar momentin e transferimit në dhomat e paraburgimit të Shkodrës për tu arratisur nga komisariati.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 kur po plotësohej dokumentacioni për transferimin e tij.

Ai është Ermirjon Nikja, banues në lagjen “Don Bosko” të Tiranës. Nikja është arrestuar tre ditë më parë, më 6 shtator pasi dyshohet se është autori që grabiti me dhunë një emigrant në 24 gusht në Gomsiqe. Sot Ermirjon Nikja do të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg të vendosur ndaj tij në mungesë. Kur policët po kryenin procedurat Nikja përtoi duke dalë nga dera prej druri. Më pas ai zbriti shkallët dhe u largua në drejtim të paditur. Të njëjtat burime thanë se ambienti ku po qëndronte Nikja nuk ka asnjë kusht sigurie, ndërsa dhomat e izolimit të katit të parë kanë qëndruar të mbyllura. Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kurin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje, në Komisariatin e Policisë Pukë. Ndërkohë, Drejtori i SH. Ç. B. A. në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të lluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës.

Të fundit