Flash News

KRYESORE

Foto/ Ilir Meta harron ‘vorbullën’ e politikës dhe takon këngëtarin e njohur, pozon si një ‘rock-er’ i vërtetë  

Ilir Meta është takuar sot me këngëtarin Eugent Bushpepa, pasi përfaqësoi dje njësisht Shqipërinë në Eurosong 2018.

Përmes një statusi në facebook, Meta i ka shprehur mirënjohjen këngëtarit Bushpepa, për përfaqësimin e Shqipërisë në skenën e Eurovizion në mënyrë dinjitoze.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruan presidenti në facebook, ndërsa poston edhe një foto, ku Meta shfaqet si një ‘rock-er’ i vërtetë.

Të fundit