Flash News

KRYESORE

Foto/ Ina Nuka kryen dy operacione, gjendja e efektives nga spitali i Ankarasë

Ina Nuka, efektivja e forcave Shqiponja që mbeti e plagosur në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit ka kryer deri tani dy ndërhyrje në Turqi, që fatmirësisht kanë rezultuar të suksesshme.

Sipas ‘opinion.al’, Nuka është në gjendje të stabilizuar, siç duket edhe nga foto, dhe pritet që javën që vjen të kryejë edhe operacionin më të vështirë, atë të transplantit të gishtit të madh, të cilin e humbi prej kapsollës gjatë përplasjeve në protestën me banorët e ‘Astirit’.

Aktualisht Ina ndodhet në një spital në Ankara dhe e shoqëron e ëma e saj. Nga ana tjetër, pak pas ngjarjes policia shoqëroi në Tiranës 18-vjeçarin Daniel Dobrajn si personin që dyshohet se i hodhi kapsollën.

Të fundit