Flash News

KRYESORE

Foto/ Incidenti me tifozët në Korçë, si reagoi Olsi Rama gjatë përplasjes në stadium

Foto/ Incidenti me tifozët në Korçë, si reagoi Olsi Rama

Ndeshja e parë e Superligës për sezonin e ri mes Skënderbeut dhe Partizanitu shoqërua me tension dhe përplasje mes tifozëve të dy skuadrave dhe për pasojë u ndërpre.

Para fillimit të kampionatit është rënë dakord që në sfidat e Superligës këtë vit të mos këtë më policë në stadiume dhe që sigurinë do ta afrojnë kompanitë private.

Ky eksperiment duket se ka dështuar që në start. Pas sharjeve që nuk kanë reshtur përgjatë gjithë lojës, në minutën e 72-t tifozët e dy skuadrave duke përfituar nga rojet e pakta të sigurisë janë futur në fushë duke u përleshur me njëra-tjetrën, madje duke përdorur edhe mjete te forta.

Në një moment kamerat kanë fiksuar edhe reagimin e Olsi Ramës në tribunë, presidenti i ekipit të futbollit Partizani. Ai nuk e ka pritur aspak mirë dhe me duart e bashkuara që mban para fytyrës, sheh i  shtangur atë që po ndodh në fushë mes tifozëve.

Normalizimi i situatës ka ardhur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat sipas urdhrit të ri qëndrojnë jashtë stadiumit në momentet kur luhet ndeshja.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi lidhur me incidentin e mbrëmshëm. Federata e dënoi incidentin dhe kërkon që të rishikohet ligji për sigurinë në stadiume.

Të fundit