Flash News

KRYESORE

Foto/ Ironia e fortë e deputetit të PD në oborrin e Parlamentit, mbërrin me “Toyota Yaris” dhe dy çanta me “euro”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të ardhur Parlament.

Siç duket, Salianji ka mbërritur në Kuvend me një makinë “Toyota Yaris” dhe më pas ka nxjerrë prej saj edhe dy çanta të mëdha.

Ky veprim i deputetit vjen në shenjë ironie, pasi të dielën u kapën në Portin e Durrësit 3.4 milionë euro cash nga dy makina “Toyota Yaris”.

Deputeti ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa transportonte “dy çantat me para” drejt sallës ku po mbahet prej orës 10.00 seanca plenare.

Kjo çështje pritet të kthehet në një temë të “nxehtë” në vijim të seancës mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Kujtojmë se Basha e paralajmëroi në seancën e kaluar duke thënë se deputeti i PS, Taulant Balla kishte porositur një makinë të ngjashme nga Gjermania me 1.5 milionë euro.

Të fundit