Flash News

KRYESORE

Foto/Ish-ambasadori Arviziu dekorohet nga presidenti Meta; të djathtë e të majtë të pranishëm në ceremoni

Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu është nderuar sot në një ceremoni të veçantë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta vlerësoi Arvizun me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”.

Në fjalën e tij, presidenti Meta vlerësoi kontributin e ambasadorit Arvizu në mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit si dhe për ndihmën efikase në përparimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, por edhe reformën në drejtësi. Presidenti veçoi edhe mbështetjen që Arvizu ka dhënë për shoqërinë civile në Shqipëri me nismën mjaft të njohur “Act Noë” me qëllim për të bashkuar zërin e qytetareve për të drejtat e tyre.

“Ai arriti të bashkojë përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile dhe intelektual të ndryshëm me synimin për të njohur publikun me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”, tha Meta.

Dua ta siguroj Ambasadorin se edhe ne jemi të privilegjuar që vazhdojmë të kemi një mik si ai. Dhe këtë më mirë se fjalët e mia e tregon dhe kjo pjesëmarrje kaq e nderuar sot. Faleminderit Ambasadorit dhe të gjithëve që na kanë nderuar sot në këtë ceremoni”, u shpreh Presidenti Meta.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndër pjesëmarrësit ishin: Bujar Nishani, Bamir Topi, Jozefina Topalli, Arben Ahmetaj, Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Astrit Patozi, Genc Ruli, Xhezair Zaganjori, Enkel Demi, Alfred Lela, Aleksandër Frangaj, Ylli Ndroqi, Remzi Lani, Aurela Gaçe, etj.

Të fundit