Flash News

KRYESORE

Foto/ Ish-deputeti i PD mbledh kolegët për drekë, Florion Mima tregon aftësitë në kitarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër i Drejtësisë, Eduart Halimi ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale disa momente nga një drekë bashkë me miqtë e tij politikanë.

Ndërsa poston foto nga ky takim, shihet ai bashkë me deputetët Aldo Bumçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Florion Mima, ish-deputetin Isuf Çelaj, duke drekuar në një restorant.

Megjithatë, veç takimit mes tyre, duket se atmosfera është krijuar së tepërmi në momentin kur deputeti Mima ka treguar aftësitë e tij, duke interpretuar në kitarë.

Halimi krahas fotove duket se ish-deputeti e ka shijuar këtë takim mes ish-kolegësh të Kuvendit, pasi thekson në komentin përshkrues se me miqtë e tij shkëmben energji pozitive.

“Nuk mund të vendosim kush do jenë fëmijët, vëllezërit apo fqinjët...por mund të vendosim kush do jenë miqtë tanë me të cilët duam të rrimë dhe shkëmbejmë energji pozitive..

Me Edin, Florin, Aldon, Flamurin dhe Isufin, miqtë e mi të mirë...”, shkruan Halimi.

Të fundit