Flash News

KRYESORE

Foto/ Jo vetëm me Ballën, dekani Artan Hoxha shfaqet te Ekonomiku pas mbledhjes me Ramën

Para pak ditësh qarkulloi në media një foto e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me dy dekanë të Universitetit të Tiranës.

Në foto shihej Balla i cili ishte takuar diku në kryeqytet me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kulen dhe Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxhën.

Ndërkohë, dje dy Dekanët janë shfaqur bashkë në takimin që Rama kishte organizuar me studentët, për të prezantuar projektin për kampusin e ri universitar në Tiranë.

Politiko.al siguron një foto të Hoxhës, ku shfaqet në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke ecur te godina ‘Liria’, pas mbledhjes së kryeministrit e organizuar një ditë më parë.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u denoncua pak ditë më parë nga studentët për kërcënime, me të rinjtë që publikuan një video ku ai thoshte se “nuk mbaron me kaq”, ndaj duhet të ktheheshin në mësim.

Të fundit