Flash News

KRYESORE

Foto/ Kaos te dy kullat në Tiranë, automjeti i tonazhit të rëndë hyn kundravajtje dhe bllokon qarkullimin

Punimet e bashkisë, në një orar ku fluksi i qarkullimit është i rënduar, kanë shkaktuar një situatë kaotike në qendër të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara siç është kryqëzimi i bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.

Siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e politiko.al, një automjet i tonazhit të rëndë ka bllokuar një korsi qarkullimi, duke hyrë kundravajtje. Për pasojë, dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara për disa minuta, madje në shenjë proteste makinat nuk i kanë ndalur edhe boritë.

Një situatë e tillë është kthyer në një shqetësim për banorët e Tiranës gjatë ditëve të fundit, pasi punimet në akset kryesore vijojnë orar pa orar, ndonëse rëndojnë edhe më shumë trafikun, sidomos në orarin e pikut të lëvizjeve.

Të fundit