Flash News

KRYESORE

Foto/ Këngëtari shqiptar aksidentohet me familjen, shpëton mrekullisht: Sot kuptova që fama dhe pasuria nuk janë asgjë!  

Këngëtari nga Kosova, Labinot Rexha është përfshirë në një aksident me makinë, teksa bashkë me familjen e tij ishte drejtuar për në Zvicër.

Siç duket edhe nga fotot, makina e tij ka rrëshqitur si pasojë e ngricës dhe borës në rrugë, por ka shpëtuar mrekullisht.

Në një reagim në rrjetet sociale, këngëtari publikon fotot e makinës së përplasur në barrierat anësore dhe tregon përjetimet e tij në momentin e aksidentit.

“Oh Zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën! Një aksident pësova sot në mëngjes, rrugës për Zvicër dhe falë zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra. Sot kuptova që pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera që sot sigurt do humbja veten dhe familjen.

Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim të vogël Aliun dhe me tha që jam mirë, oh zot faleminderit, faleminderit faleminderit , ti je mëshirues meshirbërës”, shkruan këngëtari nga Kosova.

Të fundit