Flash News

KRYESORE

Foto/ Kjo është ‘porta’ nga ku shqiptarët hyjnë ilegalisht në SHBA; përdorin kufirin me Meksikën

Sipas të dhënave të kontrollit kufitar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitin e kaluar u ndaluan 49 shqiptarë që po provonin të hynin ilegalisht në këtë shtet, duke përdorur kufirin me Meksikën. Grupet që kalojnë në mënyrë të paligjshme shqiptarët për në SHBA përdorin kryesisht luginën e lumit Rio Grande.

Rio Grande, apo lumi i Madh i Veriut, shërben si kufi natyror midis Teksasit në SHBA dhe Meksikës. Kjo pikë kufitare është ‘porta’ më e madhe nga ku hyjnë emigrantë të paligjshëm në SHBA.

Nga nëntë pika kufitare që ekzistojnë përgjatë kufirit midis këtyre dy shteteve, pothuajse të gjithë shqiptarët janë kapur nga rojet kufitare të vendosura në luginën e Rio Grande (RGV).

Numri i shqiptarëve të kapur në RGV:

4 – 2007

5 – 2008

5 – 2009

7 – 2010

25 – 2011

32 – 2012

298 – 2013

301 – 2014

31 – 2015

104 – 2016

47 - 2017

Momente nga ndalimet e emigrantëve të paligjshëm (nga e gjithë bota) në kufirin Meksikë-SHBA

Të fundit