Flash News

KRYESORE

Foto/ “Kjo është Pranvera shqiptare”, Kadilli: Qytetarët po shkruajnë historinë me guxim

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli është shprehur se qytetarët opozitarë po shkruajnë historinë e tyre me guxim.

Sipas Kadillit, opozita po udhëheq një rrugë të vështirë, por në fund të saj, Shqipëria mund të jetë më europiane.

“Më në fund edhe Shqipëria do të ketë Pranverën e saj. Qytetarët opozitarë sot po shkruajnë historinë e tyre me guxim.

Opozita po udhëheq një rrugë që mbase do të jetë e vështirë, por në fund të saj, Shqipëria do të jetë më e lirë, më demokratike, më europiane, më perëndimore. Kjo është Pranvera shqiptare", shkruan Kadilli, krahas fotove nga protesta.

Të fundit