Flash News

KRYESORE

Foto/ Kjo është protesta më masive e organizuar prej kohësh në Shqipëri

Studentët e universiteteve në Tiranë po zhvillojnë aktualisht protestën më të masive të organizuar prej vitesh në Shqipëri. Me mijëra të rinj janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë uljen e tarifave të larta që paguajnë në universitete.

Fotot tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve dhe prindërve që u janë bashkuar protestës.

Duhet theksuar se kjo protestë është organizim i vetë studentëve dhe jo i ndonjë partie politike. Shpesh herë bëhen thirrje që politika të mbahet jashtë protestës.

Protesta të tjera po zhvillohen në mënyrë paralele në Korçë, Elbasan dhe Durrës.

Tarifat e larta, në Universitetin e Shkodrës nisin dorëheqjet e para

Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, por sot kanë një kod të veçantë në veshjen e tyre

Të fundit