Flash News

KRYESORE

Kjo është Xhisiela Maloku, vajza që ‘turbulloi’ politikën pas dëshmisë së Emiljano Nuhut

Kjo është Xhisiela Maloku, vajza që ‘turbulloi’

Prej një jave, rasti ‘Xhisiela’ është një nga çështjet më të debatuara jo vetëm mes pozitës dhe mazhorancës, por edhe më gjerë në shoqërinë civile.

Deri tani, imazhi i saj ka qenë enigmë, ndërsa më në fund ish-e dashura e Rexhep Rrajës, Xhisiela Maloku identifikohet edhe me fytyrë.

Vajza në foto është Xhisiela, e cila do të rrëfejë sonte në "Open" të Eni Vasilit në Top Channel të gjithë historinë e saj që turbulloi  politikën, ndërsa një ish-oficer policie u kërcënua me jetë dhe aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që Xhisiela Maloku është ish e dashura e Rexhep Rrajes, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Në dëshminë e korrikut të këtij viti në polici, ajo deklaronte se është dhunuar dhe djegur me cigare nga Rexhepi.

Rastin e bëri mediatik ish-nën komisari i stacionit policor Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi Rexhepin dhe kushërinjtë e tij se e kanë kërcënuar me jetë pas marrjes së dëshmisë së Xhisielës.

Të fundit