Flash News

KRYESORE

Foto/ Kriza e dekretimeve, Gjiknuri drejton ministrinë së bashku me Belinda Ballukun

Pavarësisht se Presidenti Meta ka firmosur shkarkimin e Damian Gjiknurit nga Ministria e Transporteve dhe Energjitikës, ai vijon të jetë aktiv në krye të detyrës.

Mungesa e firmës për dekretimin e pasueses së tij, ka detyruar Gjiknurin të drejtojë se bashku me Belinda Ballukun.

“Në mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ku bashkë me Belindën dialoguam me një grup profesorësh me synim vënien në jetë të një strategjie dhe plani masash konkrete që thellojnë ndërveprimin mes fakultetit, studentëve dhe institucioneve të fushës së mbulimit të infrastrukturës dhe energjisë”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Presidenti Meta, nga Kavaja deklaroi sot se ai pret qe ministrat e propozuar nga Rama, qe nuk kane mandat deputeti, te kalojne disa filtra verifikimi.

 

Të fundit