Flash News

KRYESORE

Foto/ Kujt i tha Gramoz Ruçi “shut up” në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me vendimin e drejtësisë italiane për dënimin me 7.2 vjet burg të vëllait të tij, Agron Xhafaj, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.

Ruçi ka mbyllur mikrofonin e Bashës, ndërsa në një moment është dëgjuar që shprehet në anglisht “shut up”, që përkthehet ndryshe si “mbylle gojën”.

Menjëherë, rreth foltores janë grumbulluar deputetët e opozitës në shenjë proteste, pas deklaratqës së Bashës së vëllai i ministrit është pashai i drogës në jug të vendit.

Të fundit