Flash News

KRYESORE

Foto/ Kush është ish-polici që u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë

Dje, u qëllua për vdekje me armë zjarri Arben Bilali, 50 vjeç, një ish-efektiv i policisë në Tiranë.

Ai u qëllua me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar pranë shtëpisë së tij në zonën e ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Personi në foton e publikuar nga BW është viktima Arben Bilali, i cili i kishte mbijetuar edhe një tjetër atentati në vitin 2010-të.

Vrasja e 50-vjeçarit thellon edhe më shumë tragjedinë në familjen Bilali, pasi disa vite më parë janë vrarë me armë edhe dy vëllezër të tij, Bujari dhe Leonardi, përkatësisht në vitin 1998 dhe 2010.

Arbeni ishte i ngujuar prej vitesh dhe nuk dilte thuajse nga shtëpia, pasi dyshohet për një konflikt 20-vjeçar mes familjes së tij dhe një bande në zonën  e Selitës.

Të fundit