Flash News

KRYESORE

Foto/ Kush është turku që mbeti i vrarë në atentatin mafioz në Elbasan

Del foto e shtetasit turk, një nga tre viktimat e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan.

Bëhet fjalë për Erdal Durunay, personi në foto, i cili mbeti i vdekur nga breshëria e kallashnikovit ndërsa bashkë me Endrit dhe Arben Dylgjerin ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP, në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjeri kishin lidhje fisnore me njëri-tjetrin dhe ishin xhaxha e nip, ndërsa shtetasi turk mendohet se ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave.

Autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve për pazare droge, jashtë Shqipërisë.

Kjo pasi viktimat kishin pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri, dhe mbrëmë po ktheheshin bashkë me familjarët e tyre nga një festë e përbashkët.

Të fundit