All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua me 5 plumba kallashnikovi në Vlorë, u kthye para 3 muajsh nga Belgjika

Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua me 5 plumba
All - Paragraf - 1

Vlora sot është zgjuar e tronditur, për shkak të rikthimit të atentateve me armë zjarri.

Mbrëmë në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë me armë zjarri Kristian Breshanaj 25 vjeç, i cili është edhe djali i shefit të reanimacionit të Spitalit të Vlorës.

All - Paragraf - 3

Mësohet se viktima është djali i një mjeku reanimator në spitalin e Vlorës dhe se ishte kthyer 3 muaj më parë nga Belgjika.

I riu u vra me 5 plumba kallashnikovi, armë që u gjet në një makinë të përfshirë në flakë në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” pak pas ngjarjes, e cila mendohet se u përket autorëve të krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit