Flash News

KRYESORE

Foto/ Ky është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge

Publikohet foto e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, dhe që rezulton të jetë i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Ishte Partia Demokratike që publikoi sot dosjen e dënimit të Xhafajt në shtetin fqinj, ndërsa akuzoi vëllain e tij, ministrin e Edi Ramës, si mbrojtës i të dënuarit.

Ministri Xhafaj doli në një konferencë për shtyp dhe pranoi dënimin e të vëllait, por ai refuzoi të merrte përsipër ndonjë përgjegjësi për mosekstradimin e tij drejt Italisë. Fatmir Xhafaj, pavarësisht postit që mban, refuzoi të pranonte edhe ndonjë përgjegjësi morale për këtë çështje.

Të fundit