Flash News

KRYESORE

Foto/ Ky është Pëllumb Salillari, i vendosur nën akuza të forta për ‘Unazën e Re’

Foto/ Ky është Pëllumb Salillari, i vendosur nën akuza

Pëllumb Salillari është drejtuesi i kompanisë ‘Salillari shpk.’, që së fundmi është vendosur nën kritika të ashpra për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Edhe pse një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, biznesmeni Salillari ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërkohë që fotot e tij pothuajse nuk ekzistojnë.

Politikanë, gazetarë dhe qytetarë kanë lëshuar së fundmi akuza të forta drejt Pëllumb Salillarit, ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në mbrojtje kantierin e ndërtimit te ‘Unaza e Re’.

2.2 kilometra është gjatësia e rrugës nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja” dhe për zgjerimin e saj do të paguhen 40 milionë euro. Fituese të tenderit janë shpallur tre kompani:

Biba X dhe DH Albania (nën sekuestro): 18 milionë euro

Salillari: 12.6 milionë euro

Victoria Invest: 9.4 milionë euro

Me qindra familje janë lajmëruar se do të dalin në rrugë për shkak se banesat e tyre do të prishen me zgjerimin e rrugës. Ata kanë paralajmëruar drejtuesit e institucioneve, por edhe kompanitë private për pasoja nëse nuk i dëmshpërblejnë për banesat.

E gjithë kritika është fokusuar kryesisht mbi kompaninë ‘Salillari’, kjo për shkak të akuzave politike për lidhje të ngushta me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“I bëj thirrje Salillarit, që mos u ngoptë inshalla se i mori të gjitha, që mos u afrohet shtëpive të banorëve për t’i prishur”, deklaroi dje Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, pas takimit që zhvilloi me protestuesit.

Ndërkohë, gazetari Andi Bushati shkruan në ‘Lapsi.al’: “Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.”

“Ta harrojë ‘Salillari’ e babai i tij, s’ka punime pa na shlyer cen për cen”, banorët e ‘Astirit’ largojnë fadromat te ‘Unaza e Re’

Fitoi tenderin e ‘Unazës së Madhe’, cila është kompania që bën ‘bamirësitë’ e Edi Ramës

Të fundit