Flash News

KRYESORE

Foto/ Ky është Santiago Malka, ish-polici që u vra në atentat mbrëmë në Tiranë

Foto/ Ky është Santiago Malka, ish-polici që u vra në

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, publikohet foto e viktimës që mbeti i vrarë mbrëmë në rrugën ‘Xhanfize Keko” mbrëmë në Tiranë.

Me breshëri plumbash, Santiago Malka 26 vjeç u qëllua teksa po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMW X5’ nga një tjetër mjet në lëvizje, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Viktima në foto njihej edhe si person me precendet të mëparshëm penalë, ndërsa për dy vjet, gjatë periudhës 2012-2014 ka qenë pjesë e policisë, konkretisht me Patrullën e Përgjithshme.

Deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona, si dhe janë mbledhur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim personin me inicialet D.A, rreth 40 vjeç si autorin e vrasjes.

Kujtojmë se viktima është skeduar për disa vepra penale, konkretisht në prill të 2016-ës, pas një sherri dhe konflikti të ashpër fizik pak metra larg Drejtorisë së Policisë në Tiranë për një borxh me dy vëllezër, Edmond dhe Gentian Lashi.

Po ashtu, në tetor të vitit të shkuar, ai u përfol si miku i Ervis Martinajt, ku pas një përplasje me armë në një lokal në ish Bllok, me Ervin Matajn, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Të fundit