Flash News

KRYESORE

Foto/ Makina e policisë përplaset me autobusin, plagosen 21 nxënës në Kosovë

21 nxënës kanë mbetur të plagosur në Kosovë, për shkak se autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet policie.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë, ndërsa autoritetet kosovare kanë sqaruar se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një minibusi që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, sqaron zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti.

Të fundit