Flash News

KRYESORE

‘Foto me bosin e kokainës’, paralajmërimi për Taulant Ballën: Afat deri në orën 14:00 për të kërkuar ndjesë, do publikoj fakte të tjera

‘Foto me bosin e kokainës’, paralajmërimi për Taulant

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku sipas tij shfaqej deputeti socialist Taulant Balla ‘me bosin e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015!’.

Për këtë postim të Berishës reagoi Balla i cili tha se është një fotomontazh duke publikuar edhe disa foto që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

Por ditën e sotme, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një tjetër postim ku thuhet se Balla duhet të kërkojë ndjesë që e quajti foton montim, dhe për këtë ka afat deri në orën 14:00 pasi do të ketë publikime të tjera.

“Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb

Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça esht montim ne rastse nuk kerkon ndjes publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!”, thuhet në postimin e bërë nga Berisha ditën e sotme.

Të fundit