Flash News

KRYESORE

Foto me Çapen nxjerr nga kontrolli debatin, Rama, gazetares Lala: Qenke komplet tap-topi

Foto me Çapen nxjerr nga kontrolli debatin, Rama, gazetares Lala: Qenke

Foto me Ardian Çapjen nxjerr nga kontrolli debatin, Rama, gazetares Lala: Qenke komplet tap-topi

Një foto e publikuar pak ditë më parë, në të cilën dukej kryeministrit Edi Rama me një prej personave në listën e OFL-së, Ardian Çapja, ka bërë që të ‘nxehen gjakrat’ në emisionin “Opioni”.

Duke sqaruar foton Kryeministri Rama tha se “Ky është holli i një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?”, tha Rama.

Por insistimi i gazetares Lala se kjo pronë është e një personi që ka urdhëruar vrasje ka bërë që Kryeministri të reagojë ashpër.

“Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…Unë bëj foto kudo dhe me këdo. Shkoj ku dua unë,”- tha Rama në studio.

Të fundit