Flash News

KRYESORE

Foto/ Me fustan të kuq e “shqiponjë” në qafë, si u vesh Romana Vlahutin në festën për “Ditën e Europës”

Me një fustan të kuq e të gjatë deri në fund të këmbëve, ndërsa në qafë mbante një gjerdan rruazash të bardha, mes të cilave edhe një shqiponjë ngjyrë e artë.

Kështu ka zgjedhur të prezantohej ambasadorja e BE, Romana Vlahutin në një nga aktivitetet e shumta të mbajtura në kuadër të “Ditës së Europës”.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara, Vlahutin është shfaqur tejet elegante, ndërsa ra në sy simboli i shqiponjës dykrenore që mbante në qafë, pjesë e rruazave të bardha mbi fustanin e kuq.

Në këtë aktivitet nuk kanë munduar as personazhe të tjerë të njohur të politikës, artit dhe kulturës, si ambasadori i SHBA, Donald Lu, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Majlinda Bregu etj.

Të fundit