Flash News

KRYESORE

Foto/ Me kapele, i veshur sportiv, Lulzim Basha shfaqet në kalçeto me të rinjtë

Me një kapele në kokë dhe i veshur sportiv është shfaqur mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryedemokrati ka kaluar një mbrëmje krejt ndryshe nga zakonisht, pasi zakonisht në axhendën e tij janë takime pune me fokus çështjet politike.

Mbrëmë, Basha u shfaq në një kalçeto në Tiranë, ku mori pjesë në finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD”, shkruan Basha në facebook, ndërsa poston disa foto nga aktiviteti ku mori pjesë.

Ai u shoqërua nga deputeti Klevis Balliu, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, si dhe kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Të fundit