Flash News

KRYESORE

Foto me makinë policie dhe i armatosur, ky është i riu që i vendosi eksploziv banesës në Bathore

Policia njoftoi arrestimin e 23-vjeçarit, Vilson Brahaj i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit mbrëmjen e 27 korrikut.

Gjatë marrjes në pyetje, Brahaj ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa tha se kishte marrë 5 mijë euro për vendosjen e eksplozivit. Para policisë, i riu është shprehur se lëndën eksplozive e kishte blerë në Fushë-Krujë.

Në fotot e publikuara në rrjetin social Facebook, Brahaj shfaqet me armë zjarri, lekë, ndërsa ka publikuar edhe foto me një makinë policie.

 

Të fundit