Flash News

KRYESORE

Foto me Ramën nga kryeministria, Sandër Lleshi emërohet zyrtarisht zv.ministër i Brendshëm

Pak pas votimit me 75 vota për shkarkimin e Fatmir Xhafajt në një seancë jashtë rendit sot në Kuvend, qeveria “Rama” ka vendosur emërimin e Sandër Lleshit si zëvendësministër i ri i Brendshëm.

Lajmin e konfirmon vetë kryeministri, i cili publikoi pak minuta më parë një foto me gjeneral Sandër Lleshin, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit në ambientet e kryeministrisë.

“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

Kujtojmë se Sandër Lleshi nuk u dekretua nga presidenti Meta, duke hapur kështu një konflikt të ri mes Ramës dhe Metës, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej muajsh, për shkak të procesit të vettingut.

Të fundit