Flash News

KRYESORE

Foto/ “Me veshje të shtrenjta dhuron spektakël”, deputetit të PS ‘i hyn vetja në qejf’

“Me veshje të shtrenjta dhe elegante, kush ishin deputetët që tërhoqën vëmendjen në Kuvend.

Shembulli më tipik është ai i Fate Velajt, i cili dhuron spektakël me veshjen e tij. Ai pëlqen ngjyrat, kombinimet edhe nga ato më të çuditshmet dhe kësaj here dukej mjaft mirë...”, kështu nis një shkrim në gazetën Panorama, ndërsa përshkruan veshjen dhe pamjen e jashtme të deputetit të PS, Fate Velaj në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky i fundit duket se e ka pritur me mjaft kënaqësi këtë shkrim botuar në suplementin e shkrimeve ‘soft’, aq sa deputeti e ka shpërndarë tekstin në profilin e tij në ‘Facebook’, shoqëruar edhe me foton e kapur nga paparacët e gazetës.

Në këtë foto, deputeti i qarkut të Vlorës shfaqet i veshur me një palë pantallona ngjyrë portokalli, xhaketë me kuadrate, një kravatë po ashtu me kuadrate që kombinon me ngjyrat e dy të parave.

Të fundit