Flash News

KRYESORE

Foto/ “Meqë jeni ngritur herët...”, pas konferencës Meta kafe me gazetarët në oborrin e presidencës

Presidenti Ilir Meta mbajti sot që në orët e para të mëngjesit, në orën 08.00 një konferencë të paralajmëruar mesditën e djeshme me gazetarët, pak pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

E zgjatur rreth 15 minuta, Meta ceku disa çështje të debatuara dhe të përfolura prej ditësh në media, ku ndër të tjera hodhi poshtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor se në mënyrë indirekte nuk njeh dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, po ashtu hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes si president i republikës, qëndrimet e ndërkombëtarëve pro mazhorancës së zgjedhjet duhet të zhvillohen edhe në kushtet e krizës, shpërndarjen e parlamentit etj.

Po ashtu, ndryshe nga herë të tjera, Meta lejoi gazetarët pas deklaratës edhe t’i drejtojnë pyetje “meqë ishin ngritur herët”.

Pas konferencës, Meta ka gjetur kohën edhe për të konsumuar kafen e mëngjesit me gazetarët e pranishëm në konferencë në oborrin e presidencës, siç duket edhe në foto, me gjasë në një bisedë më pak institucionale.

Të fundit