Flash News

KRYESORE

Foto/ Meta i dërgon ftesë zyrtare për takim, Rama i përgjigjet nga Twitter: Jam i zënë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e bërë nga presidenti Ilir Meta për t’u takuar e për të folur për krizën politike që vendi po kalon.  Kjo sepse ai dhe kabineti i tij po angazhohen për zhvillimin zgjedhjeve të dielën e ardhshme.

Kreu i shtetit i dërgoi një ftesë kryeministrin për të biseduar në çdo orë më 27 qershor.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh ,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje,jam i zënë!”, ishte reagimi i Ramës në Twitter.

Të fundit