Flash News

KRYESORE

Foto/ Meta i qeshur me Ramën dhe Ruçin, zbardh takimin me Kreun e Kuvendit: Ramë dakord ...

Foto/ Meta i qeshur me Ramën dhe Ruçin, zbardh takimin me Kreun e

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin e tij dje në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi, pas dëshmisë për më shumë se dy orë në Komisionin hetimor ku ishte thirrur.

Në një status në rrjetet sociale, Meta publikon një foto të tij, teksa qeshin bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe Gramoz Ruçin, si dhe tregon se çfarë bisedoi me këtë të fundit.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në '91-'92 dhe ai i PS në '92-'96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta, një ditë pas kthimit të tij në Kuvend.

Të fundit