Flash News

KRYESORE

Foto/ Meta takon dy guximtarët që “arrestuan” para policisë autorin e plagosjes me kallashnikov në Kavajë

Foto/ Meta takon dy guximtarët që “arrestuan” para

Dy ditë më parë, një person qëlloi me breshëri kallashnikovi në mes të Kavajës, duke plagosur një person (Rexhep Tare), por njëherësh duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë të pranishëm.

Për të parandaluar një tragjedi, autori Fitim Baboçi është neutralizuar menjëherë nga dy qytetarë të rastësishëm, duke e mbajtur të izoluar deri në ardhjen e policisë.

Dy qytetarët nga Kavaja, Ymer Xhafa dhe Bajram Shala u takuan sot nga presidenti Ilir Meta, i cili e cilësoi veprimin e tyre të guximshëm si akt të lartë qytetarie dhe shembull frymëzues për shoqërinë shqiptare.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.

I falënderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.

Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare”, shkruan Meta.

Të fundit