Flash News

KRYESORE

Foto/ 'Mikeshat' e Ramës janë zëvendësuar nga 'miku i fëmijërisë' i Veliajt në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës

Edi Rama, përveç shumë 'tekave' në të veshur, u bë popullor edhe për faktin se mbante në zyrë, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një çift breshkash. Kjo shpjegohej me faktin se kryetari i PS vuante nga azmat dhe prania e breshkave lidhej me një nevojë mjekësore.

Pasardhësi i tij, Basha, u ankua në një prej debateve parlamentare gjatë vitit që shkoi se e kishte patur të vështirë që të hiqte erën e keqe që i vinte zyrës së lënë nga Rama.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, kontroversial për faktin se shfaqet në media vazhdimisht (e gjen në punë në Tiranë edhe kur është me udhëtime pune jashtë), ka gjetur një tjetër objekt të çuditshëm për të mbajtur në zyrë. Nuk është kafshë, por është imitimi i një persoanzhi të librave për fëmijë, Pinokut.

Fabula e Pinokut është e thjeshtë: ai nuk rrinte dot pa gënjyer dhe i rritej hunda sa herë e bënte këtë. Një 'shok' me hundë të gjatë nga gënjeshtrat mund të jetë një ngushëllim për kryebashkiakun.

Siç mund të jetë një përfaqësim frojdian i vetes politike.   

Të fundit