Flash News

KRYESORE

Foto/ Ministri Gjiknuri ankohet për qytetarët, por nuk bezdiset nga pronari i medias së rëndësishme

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste për një televizion lokal në Vlorë u shpreh i bezdisur nga qytetarët të cilët sipas tij nuk e lënë të pushojë i qetë, ashtu siç ai do të donte.

“Kemi dhe anë tjetër ne politikanët, me atë në thonjëza famën që kemi, në qoftë se do të quhet e tillë, që nuk na lënë dhe rehat të pushojmë. Se kudo që shkon do takosh një mik, një njeri të interesuar, fatkeqësisht ai tjetri mendon shyqyr që i erdhi rasti dhe nuk pyet për pushimet e tua”, tha Gjiknuri.

Nuk kanë kaluar dy ditë nga ankesa e tij dhe Gjiknurin duket se nuk e lë rehat as pronari i TV Klan, Aleksandër Francaj, i cili u fotografua sot paraditë në krah të ministrit para ambienteve të ministrisë.

Nuk ka informacione rreth bisedës së tyre por nga levizjet e Frangajt duket se ai po i komunikon diçka të rëndësishmë kreut të Transporteve dhe Energjisë.

Ministrit të Ramës i soset durimi me njerëzit: Nuk na lenë rehat të pushojmë

Të fundit