Flash News

KRYESORE

Foto/ Ministrja Balluku “flet me veten”, i drejtohet Këshillit të Ministrave me karriget bosh

Foto/ Ministrja Balluku “flet me veten”, i drejtohet Këshillit

Sot, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu përgjigj interpelancës së kërkuar nga deputeti Artur Roshi lidhur me debatin e kalimit me pagesë të autostradës Tiranës –Durrës.

Mirëpo, ra në sy se edhe pse seanca plenare kishte disa minuta që kishte nisur, në këndin e Këshillit të Ministrave asnjë prej tyre nuk ishte paraqitur, përveç Ballukut, për shkak të interpelancës.

Megjithatë, edhe pse ky fakt i ditur nga ministrja, në nisje të fjalës së saj Balluku shprehet: "I nderuar zoti Ruçi, deputetë, të nderuar kolegë të Këshillit të Ministrave".

Kjo nuk është hera e parë që seanca parlamentare nis dhe mbaron me mungesa të ministrave.

Të fundit