Flash News

KRYESORE

Foto/Mori çmimin e parë në Barcelonë, por sheshit ‘Skënderbej’ po i del boja  

Rreth dy muaj më parë, sheshi ‘Skënderbej’ mori çmimin e parë në Barcelonë, në konkursin e arkitekturës dhe shfrytëzimit të hapësirave publike.

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë.

Megjithatë, projekti me shumë bujë po shkon drejt degradimit, edhe pse ka vetëm 1 vit i inauguruar, pas 10 muajsh punime dhe një kosto rreth 16 milionë eurosh.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e kanë marrë pllakat e vendosura në të gjithë këtë shesh të cilat erdhën nga e gjithë Shqipëria dhe janë pikërisht këto pllaka që kanë nisur prej kohësh të degradojnë. Siç duket edhe nga foto, pllakat kanë nisur të dëmtohen e thërrmohen.

Edhe pse sheshit “Skënderbej” u bë kryeqendra e fushatës elektorale për Tiranën në zgjedhjet parlamentare nga kryeministri, projekti mesa duket në fushatën e ardhshme s’do jetë më pika e fortë  e premtimeve të mbajtura.

Të fundit