Flash News

KRYESORE

Foto/ Ndërhyrje me fadroma në det, çfarë po ndërtohet te vila qeveritare në Dhërmi

Foto/ Ndërhyrje me fadroma në det, çfarë po ndërtohet

Kryeministri Edi Rama edhe këtë verë zgjodhi Jugun e vendit për të pushuar. Ai ishte jo pak aktiv në rrjetet sociale edhe përgjatë ditëve të relaksit, madje nuk hezitoi thuajse çdo ditë të tregonte (këtë herë duke përdorur edhe Instagramin) momente pikante nga dita e tij e pushimit.

Përmes këtyre imazheve, u kuptua lehtë se kryeministri po pushonte në vilën qeveritare në Dhërmi. Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë vihet re se pikërisht në këtë zonë kanë nisur disa punime me fadroma dhe mjete ndërtimi.

Siç duket edhe nga foto e siguruar nga politiko.al një fadromë po ndërhyn në breg të detit. Nuk dihet saktësisht se çfarë po bën ky automjet ndërtimi pranë vilës qeveritare dhe se ku i ka përqendruar punimet 'ditën për diell'.

Ndoshta, diçka surprizuese për kryeministrin dhe familjen e tij në sezonin e ardhshëm veror...

Të fundit