Flash News

KRYESORE

Foto/ Ndodh vetëm në Durrësin e Vangjush Dakos, shezllonet vihen deri në ujë

Ndonëse ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni i plazhit, rritja e temperaturave ka zgjuar më herët tregtarët e plazheve.

Përgatitjet kanë nisur më herët se zakonisht, kryesisht për fundjavat e kësaj fund-pranvere.

Por, në Durrës çudirat kanë nisur të bien në sy ende pa nisur mirë sezoni turistik. Shezllonet kanë nisur të renditen buzë vijës bregdetare, por në një nga zonat e këtij plazhi, duket se kërkesat janë më të larta se kapacitetet.

Siç duket edhe nga këto foto, shezllonet janë vënë deri në ujë, duke bllokuar kështu edhe hapësirat për kalimtaret buzë detit.

Përballë kësaj situate, qytetarët apelojnë Policinë Bashkiake të ndërhyjë sa më parë.

 

Të fundit