Flash News

KRYESORE

Foto/ Ndryshimet në qeveri, a janë këta deputetë emrat e rinj të kabinetit; ishin në Vlorë ditën që Rama mblodhi ministrat

Fundjavën që sapo lamë pas kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim dy ditor në Vlorë ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi kishte në fokus raportimin e pjesëtarëve të qeverisë sa i takon 300 ditëve të para të qeverisjes.

Të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe deputeti Blendi Çuçi, në cilësinë e përfaqësuesit të PS-së në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Takimi i parapriu mbledhjes së Asamblesë e PS-së, që do të mbahet në 7 shtator ndërsa në media u raportua se ishte kjo mbledhja e cila do të piketonte edhe lëvizjet në kabinet, të cilat Rama ka njoftuar më herët se do t’i bëjë në muajin shtator.

Por deri më tani nuk dihet nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nëse do të ketë apo jo lëvizje në qeveri, edhe pse në korridoret politike kanë nisur të qarkullojnë edhe emra sa i takon deputetëve që mund të përfshihen në ekzekutiv.

Ditën që Rama mblodhi ministrat, po në Vlorë ishin të pranishëm edhe disa deputetë të PS-së, por nuk dihet ende nëse janë takuar apo jo me kryeministrin Rama.

Deputetët Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Musa Ulqini, Almia Xhembulla dhe deputetja e Vlorës, Vilma Bello kanë qenë së bashku në një prej restoranteve të qytetit bregdetar.

Rastësi apo jo, kjo nuk dihet, por nuk do të ishte e pamundur që deputetët në fjalë të jenë të përzgjedhurit e Ramës për në kabinetin qeverisës.

Elisa Spiropali është një nga deputetet e preferuara të Ramës dhe që më herët është përfolur për të qenë në qeveri. Almira Xhembulla mund të jetë e përzgjedhura e Ramës si përfaqësuesja e Dibrës në qeveri, Musa Ulqini për të pasur një socialist më shumë në një qeveri rilindase ndërsa për Milva Ekonomi mund të jetë një rikthim pasi ka qenë edhe më herët pjesë e qeverisë.

Por gjithsesi, për të parë nëse do të ketë ndryshime në qeverisë dhe nëse do të jenë deputetët e mësipërm pjesë e ekzekutivit, duhet pritur data 7 shtator kur do të mbahet Asambleja Kombëtar e PS-së./Politiko.al

Të fundit