Flash News

KRYESORE

Foto/ Në festa mes miqsh, si duket sot “Brisi i Tatimeve”

Ish-drejtoresha e tatimeve Brisida Shehaj, për të cilën janë bërë shumë video humori, imitime e meme, do të mbahet mend si “Brisi i Tatimeve”, pavarësisht se nuk është më në këtë post drejtues.

Së fundmi ajo ka marrë një detyrë të re dhe është emëruar kryetare e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit. Pak ditë më parë “Panorama plus” e ka fotografuar Brisin në një event me temë “Nata indiane”.

Brisida shfaqej e veshur me një bluzë me dizenjo e lule përshtatur temës së eventit, një pamje me të cilën nuk ndodh ta shohim shpesh atë. Kryetarja e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit shihet tejet e qeshur mes mikeshave të saj, e ‘zveshur’ nga posti.

Të fundit