Flash News

KRYESORE

Foto/ Në protestë se i hoqën pensionin, invalidi tërhiqet zvarrë nga policia

Foto/ Në protestë se i hoqën pensionin, invalidi tërhiqet

Protesta e sotme e opozitës përballë parlamentit është shoqëruar deri tani me disa momente tensioni, mes pjesëmarrësve dhe policisë.

Nga përplasjet kanë mbetur disa të lënduar, si nga radhët e protestuesve, ashtu nga policia.

Ndërkohë, një prej momenteve që bie në sy është tërheqja zvarrë e një prej protestuesve, një qytetar i cili po protestonte pasi i kanë hequr pensionin e invalidit.

“Unë jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek spitali ushtarak dhe meqë kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra. Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më.”-është shprehur Gjergj Çuni pak ditë më parë në Fax News.

në foto, Çuni shihet duke u tërhequr zvarrë nga një punonjës policie, ndërsa në dorë nuk lëshon dy flamujt, atë shqiptar dhe të Bashkimit Evropian.

Të fundit