Flash News

KRYESORE

Foto/ Negociatat u shtynë, Rama në Austri për ekspozitën personale

Pavarësisht së Shqipëria mori një përgjigje negative nga vendet e Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave, kryeministri Edi Rama ka vijuar me axhendën e tij private.

Galeria “Landesgalerie Burgenland” në qytetain austriak të Eisenstadt ka njoftuar se kryeministri i Shqipërisë do të hapë një ekspozitë, në të cilën do të shfaqen punimet e Ramës që cilësohet një artist ndërkombëtar.

“Edi Rama nuk është vetëm kryeministri i Shqipërisë, por edhe një artist internacional. Në mijëra fletë kalendari, ai hedh mendimet dhe frymëzimet e tij në ngjyra abstrakte. Për këtë arsye krijon forma lulesh, organika, kryesisht me bojë, stilolapsa dhe shkumës. Ai vetë e përshkruan këtë si një shpërthim i qënies së tij të brendshme, që përpiqet ta shprehë sa më mirë”.

Politiko.al ka siguruar edhe një foto të Ramës, i cili sapo ka mbërritur në qytetin Eisenstadt, ku shihet i qeshur dhe i veshur me atlete nën shoqërinë e dy personave, të cilët quhen Fatmir Osmani dhe Karl Bauer.

Disa nga pikturat që do të ekspozohen:

 

Të fundit