Flash News

KRYESORE

Foto/ New York-u zhytet në errësirë, ndërpritet masivisht energjia elektrike

Më shumë se 72 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe rrjeti i metrovë të New York-ut ka qenë në një situatë alarmante.

Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për pothuajse pesë orë.

Nga ndërprerja e energjisë janë prekur 70 mijë shtëpi dhe biznese në Manhatan. Autoritetet thanë se shkaktar i ndërprerjes së rrymës ishte një zjarr që kishte shpërthyer në transformator të energjisë.

“Përderisa punëtorët po punojnë që të rikthehet energjia në Manhatan, ne inkurajojmë të gjithë që të shmangin përdorimin e metrove”, thuhej në një postim në Twitter, Autoriteti për Transport.

Kjo është ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike që prej vitit 1977, kur pothuajse i gjithë New York-ut kishte mbetur pa rrymë./REL

Të fundit